×
Secondary Adv

Teknologjia po na shkaterron kujtesen...

Share on Google+

Teknologjia dixhitale është bërë si një “roje i besuar” i informacionioneve tona personale, por duke e përdorur atë po ndryshon edhe mënyra se si ne përdorim kujtesën tonë, thonë ekspertët.

 

Me zhvillimin e teknologjisë ka ndryshuar edhe mënyra se si ne ruajmë informacionin. Njerëzit po heqin dorë me shpejtësi nga përpjekjet për të mbajtur mend vetë, duke ia transferuar këtë detyrë telefonave inteligjentë, tabletëve ose pajisjeve të tjera.

Në të kaluarën ne ishim mësuar të kujtonim numrin e kontaktit të njerëzve tanë të afërt, por tani kjo po bëhet gjithmonë e më pak e përhapur. Një studim i kohëve të fundit nga firma e sigurisë kompjuterike “Kaspersky” ka mbështetur këtë ide. Deri në 60 % e 6.000 të rriturve të anketuar mund të mbanin mend numrin e telefonit të shtëpisë ku jetonin, kur ata ishin 10 vjeç, por nuk mund të kujtonin të dhënat e tyre të kontaktit  në vendin e punës  ose ato të fëmijëve. Sipas ekspertëve njerëzit po preken nga ajo që quhet “”amnezia dixhitale”.

Prof. në Universitetin e Teknologjisë në Sidnei thotë se  truri ka një kapacitet të kufizuar për të kujtuar, kështu që është e rëndësishme të harrojmë, në mënyrë që të kujtojmë informacionet e reja. Kurse prof. i shkencave kognitive nga Univeristeti “Macquarie”, Amanda Barnier tha se çelësi për një kujtesë të mprehtë është i thjeshtë: ti kushtoni vëmendje.

Për shembull për të kujtuar emrin e një personi lidheni atë me vendin ku mund ta keni takuar ose me një objekt që është i ngjashëm. Mendjet tona janë dembelosur. Truri është një muskul që po stërvitet gjithnjë e më pak dhe e gjitha kjo për faj të teknologjisë”, thotë ajo.


Më të lexuarat