×
Secondary Adv

Njihuni me kompanine qe do te sjelle ne treg kamionat e pare elektrike

Share on Google+

Ndërsa Elon Musk është përqëndruar në prodhimin e makinave elektrike, një firmë tjetër shpreson të bëjë të njëjtën gjë, por në industrinë e kamionëve. 

 

Firma “Nikola” me bazë në Utah të SHBA-ve, së fundmi ka prezantuar  kamionin elektrik që mund të transportojë deri në 40 ton dhe të udhëtojë më shumë se 1, 900 km midis ndalesave. Kamioni i quajtur “Nikola One” është zhvilluar tre vitet e fundit në fshehtësi. Ai ka gjashtë motorë dhe një kabinë të teknologjisë së lartë.

Ai ka një sistem magazinimi hibrid, i cili përmban deri në 567.8 litër lëndë djegëse (benzinë, gaz, naftë). Në këtë mënyrë kamioni punon më shumë si një lokomotivë nafte-elektrike. Ai ka një motor elektrik me 335 kuaj-fuqi. Sipas kompanisë përfitimet e heqjes së motorit  të naftës përfshijnë: reduktim masiv të emetimit të gazrave, një kabinë më të madhe dhe më shumë aerodinamike, një udhëtim më të qetë dhe më të rehatshëm.

Për ta ndaluar  “Nikola One” apo për ta vënë në lëvizje mjafton përdorimi i pedalit elektrik dhe atij të frenave. Kamioni gjithashtu ka një frigorifer, një ekran me prekje, 4G LTE internet dhe Wi-Fi, mikrovalë, një TV 42 inç,  dy shtretër etj, panele diellorë në pjesën e sipërme etj. Për 5000 rezervimet e para, kompania “Nikola” do të ofrojë lënde djegëse falas për 1 609 000 km e parë.


Më të lexuarat