4 trende te teknologjise per 2016, te cilat nuk mund ti shmangni....
Teknologjia po lulëzon gjithmonë e më shumë dhe nëpërmjet saj sot po prodhohen produkte të jashtëzakonshme. Pengesa e vetme për komercializimin e këtyre përparimeve teknologjike është disponueshmëria e kapitalit. Sipas Eoin viti 2016 do të jetë i shkëlqyer për ata që duan të investojnë në teknologji.
Analisti Eoin Treacy në shkrimin e tij “Frontier Tech Investor” ka përshkruar disa nga fushat kryesore të teknologjisë, ku investitorët duhet të përqëndrohen nësë duan të korrin disa fitime këtë vit.
Ato janë:
1. Energjia e rinovueshme
2. Risitë bioteknologjike për të luftuar kundër sëmundjeve fatale dhe për të rritur jetëgjatësinë
3. “Blockchain” mjeti që ruan i informacionet ose të dhenat të sigurta
4. Robotët do fillojnë të mësojnë, kjo do të sjellë shumë ndryshim në botën e teknologjisë dhe biznesit