×
Secondary Adv

Teleskopi hapesinor i NASA-s zbulon 1,284 eksoplanete te rinj

Share on Google+

Teleskopi hapësinor “Kepler” ka zbuluar më shumë se 1000 palnete të rinj, të cilët rrotullohen rreth yjeve të largët.

 

Në korrik 2015 ai identifikoi 4,302 eksoplanetë të rinj dhe analizat e mëtejshme zbuluan se vetëm 1,284 prej tyre kanë 99% gjasa për të qënë një planet. Gjithashtu janë zbuluar  1,327 objekte të tjera, që mund të jenë planetë, por kërkojnë studime më të hollësishme para se të klasifikohen.

Ky është numri më i madh i eksoplanetëve identifikuara ndonjëherë njëkohësisht. “Falë Keplerit dhe komunitetit kërkimor, ne tani e dimë se mund të ketë më shumë planete sesa yje”: tha  drejtori i divizionit të astrofizikës në selinë e NASA-s, në një njoftim për shtyp. Nga 1,284 planetet e rinj, rreth 500 prej tyre mendohet të jenë shkëmborë, si toka. Nga këta, nëntë përfshihen në “zonën e banueshme”, ku temperaturat e sipërfaqes mund të lejojnë ujin e lëngshëm.

Në vitet e ardhshme, është e mundur  që numri i eksoplanetëvetë identifikuar  të rritet edhe më tej: në vitin 2018, NASA ka në plan të nisë satelitin e saj “Transiting Exoplanet Survey”, i cili do të monitorjë më shumë se 200.000 yje të ndritshëm.


Më të lexuarat