×
Secondary Adv

Njihuni me avokatin e pare robot qe eshte punesuar nga nje studio ligjore

Share on Google+

ROSS është avokati i parë robot në botë, i cili u punësua nga kompania ligjore amerikane “Baker & Hostetler”.

 

ROSS është ndërtuar mbi Watson, kompjuter kognitiv i IBM-së (International Business Machines), një prodhues kryesor i kompjuterave në SHBA. Ai është dizenjuar për të lexuar dhe për të kuptuar gjuhën, për të bërë kërkime dhe për tu dhënë ju një përgjigje për atë që e keni pyetur.

ROSS gjithashtu mund të mësojë nga eksperienca, sa më shumë ju ndërveproni me të aq më shumë ai fiton njohuri dhe shpejtësi.

Ju mund ti drejtoni atij pyetje në anglisht, njësoj si të pyesnit një kolegun tuaj dhe më pas  avokati robot do ju kthejë një përgjigje sa më të plotë dhe të saktë duke u bazuar te legjislacioni, praktikat gjyqësore dhe burime të tjera dytësore.


Më të lexuarat