Kine, krijohet makina e re policore e cila mund te skanoje fytyren e njerezve
Një ekip inxhinierësh nga Universiteti i Shkencave Elektronike në Kinë kanë krijuar një makinë të teknologjisë së lartë për policinë.
Ajo u prezantua për herë të parë të mërkurë në qytetin jugperëndimor Chengdu. Makina është e pajisur me sistemin e njohjes së fytyrës. Në pjesën e sipërme të saj është montuar një kamera, e cila skanon automatikisht fytyrat e njerëzve brenda një rrezeje prej 60 metrash.
Sipas mediave vendase sistemi përcakton gjininë, moshën dhe racën e çdo fytyre. Më pas ai e krahason atë me të dhënat e ruajtura në bazën e policisë dhe nësë gjendet ndonjë ngjashmëri atëherë sistemi lajmëron shoferin. Të gjitha këto bëhen ndërkohë që makina udhëton me një shpejtësi deri në 120 km/h.
Automjeti është planifikuar të testohet në fund të këtij viti edhe në rrugët e qytetit bregdetar Hangzhou, ku dhe do zhvillohet Samiti i G-20. Ky sistem vjen si rezultat i sofistikimit të teknologjisë dhe metodologjisë kineze për të avancuar në sigurinë e shoqërisë.