Ky eshte autobuzi qe e do ktheje udhetimin tuaj ne nje klase fitnesi
Për disa njerëz gjetja e kohës së përshtatshme për tu stërvitur mund të jetë një makth, sidomos për ta që nuk duan të zgjohen herët në mëngjes ose të shkojnë në palestër pas pune.
Por duket se kompania britanike e fitnesit 1Rebel ka gjetur zgjidhjen e këtij problemi. Së fundmi ajo ka bërë të ditura planet e saj për të transformuar një autobus në Londër në një studio fitnesi të lëvizshme. Kështu gjatë udhëtimit tuaj ju edhe mund të stërviteni.
Aktualisht 1Rebel është në bisedime me disa kompani autobuzash. Nësë ky projekt miratohet edhe nga qeveria, atëherë ai do të jetë gati në fund të verës. Ky automjet i pazakontë do të udhëtojë në rrugët më të njohura të udhëtarëve në Londër, duke përfunduar te 1Rebel, ku mund të bëni një dush dhe të merrni një “smoothie”.
Klasat do të zgjatin 45 minuta dhe do të kushtojnë 12-15 paund (15-19 euro).