×
Secondary Adv

Se shpejti ne Shangai do ndertohet kulla me e larte vetem per testimin e ashensoreve

Share on Google+

Prodhuesi më i vjetër i ashensorëve në botë “Otis Elevator Company” ka vendosur të ndërtojë në Shangai një kullë 270 metër të lartë.

 

Kjo kullë do të përdoret vetëm për testimin e disa ashensorëve me të vërtëtë super të gjatë. Në këtë mënyrë do të mund të zbulohen disa specifika të rëndësishme të tyre para se të përdoren në kullat më të larta të botës.

Për shkak se këto ndërtesa janë kaq të larta dhe komplekse, atëherë ndërtuesit duhet të tregojnë kujdes të veçantë që ashensorët të jenë të sigurt dhe të efektshëm për përdoruesit.

Për shembull “Otis Elevator Company” ka krijuar për Burj Khalif-ën 57 ashensorë. Kjo ndërtesë është planifikuar të përfundojë në vitin 2018.


Më të lexuarat