×
Secondary Adv

Kjo paisje unike do ndihmoje shkencetaret te thyejne rekord ne efikasitetin e energjise diellore

Share on Google+

Dy shkencëtarë nga universiteti “New South Wales” kanë krijuar një paisje në formën e një prizmi, e cila mund të ndihmojë për ti bërë panelet diellorë më të lirë dhe më efikasë.

 

Në fakt ajo tashmë ka thyer një rekord botëror për sasinë e energjisë diellore që mund të krijojë nga rrezet e shpërqëndruara të diellit. Sipas Mark Keevers, njërit prej krijuesve ajo ka një normë të konvertimit të rrezeve të diellit në energji elektrike me efikasitet 34.5%. Ky është një përmirësim me 44% në krahasim me më parë.

 

Numri është konfirmuar në mënyrë të pavarur edhe nga Laboratori i SHBA-së National Renewable Energy (USNREL). Pajisja punon duke ndarë rrezet e diellit në katër grupe. Brenda prizmit, qeliza diellore përdorni një lloj të veçantë të materialeve gjysmëpërçues, të tilla si: silikoni.

Prizmi gjithashtu përdor një xham shumë të pastër dhe një filter të veçantë për të ndihmuar në drejtimin edritës së diellit, kështu që  ajo qëndron kryesisht e bllokuar brenda duke elminuar humbjet.

“Pavarësisht emocioneve, ne jemi ende shumë larg për të parë një nga këto prizma në çdo çati. Tani për tani kjo është vetëm një provë e këtij prototipi”: - tha Keevers. “Sigurisht, është e shtrenjtë dhe ne kemi përdorur materiale dhe teknika të shtrenjta. Kostoja për ndërtimin e një mini-moduli është afërsisht 3,000 dollarë, por kjo është normale për një eksperiment laboratorik”:- tha ai.

E rëndësishme është që me këtë shpikje industria diellore do e rritë efikasitetin më shpejt se sa mendohej. “Efikasiteti dhe kostoja janë ato që kanë më shumë rëndësi”: - tha Keevers.


Më të lexuarat