×
Secondary Adv

MyPORT, sistemi qe ju lejon te hapni automatikisht dyert dhe ashensoret me ane te smartphon-it tuaj

Share on Google+

Kur hyni në një ndërtesë filloni të kërkoni në çantën tuaj për portofolin, çelësin apo të një mjeti tjetër sigurie dhe e gjithë kjo mund tu bëjë të ndiheni si në një telash. Për të eleminuar këtë korporata e ashensorëve “Schindler” ka krijuar një sistem të ri të automatizuar sigurie, i cili quhet MyPORT.

 

Në vendin tonë këtë shërbim e ofron kompania “E.M.E. Ashensor Group”, e cila ushtron aktivitetin e saj për një periudhë disa vjeçare, pothuajse në gjithë territorin e Shqipërisë. Produktet e saj mund të gjenden në ndërtesa të ndryshme si: zyra, aeroporte, qendra tregëtare, hotele, spitale etj.

Pasi sistemi MyPORT të instalohet në një ndërtesë, teknologjia lejon të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë aty, të shkarkojnë një aplikacion në smartphone, i cili do të hapë dyert dhe ashensorët në mënyrë automatike. Kur një përdorues i afrohet hyrjes, një sensor me Bluetooth (i instaluar nga kompania) njeh telefonin e tyre edhe nësë ai është brenda një xhepi apo çante. Me kalimin e kohës MyPORT mund të mësojë se kur vjen zakonisht përdoruesi në ndërtesë dhe në cilin kat ai shkon.

Ai gjithashtu mund të mësojë edhe zakonet tuaja të përditshme. Për shembull nësë ju zakonisht për drekë shkoni në katin e poshtëm, sistemi mund ta parashikojë këtë dhe dhe të zgjedhë automatikisht kafenene ose katin, kur ju të merrni ashensorin. Sistemi dhe aplikacioni (ky i fundit i vlefshëm për paisjet android dhe iOS) janë në dispozicion për çdo lloj ndërtese kudo në botë.


Më të lexuarat