Secondary Adv

Kompania kineze krijon smartwatch-in qe permban edhe nje projektues

Share on Google+

Kompania kineze ASU gjatë CES 2016 ka prezantuar një orë inteligjente të veçantë. 

 

E quajtur “ASU Cast One” ajo ka edhe një projektor 1280 × 800, i cili ju lejon të projektoni mbi dorën tuaj apo të shikoni filma edhe pse mund të mos jeni në shtëpi.

 

Por për këtë produkt të teknologjisë më të fundit janë ngritur edhe disa pyetje si: sa mund të zgjasë bateria? A do të funksionojë edhe në mjedise të ndritshme? Ajo nuk ka një fushë ku mund të shikoni, kështu që do ju duhet të përdorni vetëm mënyrën e projektimit? Gjithashtu për të lejuar që projektuesi të punojë duhet ta anoni kyçin e dorës lart. 

Gjithsesi pavarësisht kritikave deri tani duket se kjo orë inteligjente po funksionon për mrekulli. Ju aktualisht mund ta blini atë për 2,999 juan, ose 460 dollarë.


Më të lexuarat