×
Secondary Adv

Krijohet xhaketa inteligjente nga Google dhe Levis

Share on Google+

Vitin e kaluar Google prezantoi projektin  “Jacquard”. Ajo në bashkëpunim me kompaninë e veshjeve Levi’s ka për qëllim të prodhojnë rroba që mund të kontrollojnë teknologjinë.

 

Pas një viti punë dy kompanitë së bashku arritën të prodhojnë një xhaketë inteligjente. Xhaketa e quajtur “Trucker Commuter”  është në gjendje të kontrollojë navigimin në internet, muzikën dhe funksione të telefonit si thirrjet vetëm duke prekur pëlhurën.

Ende nuk dihet se sa do të kushtojë kjo xhaketë, por ajo do të jetë në dispozicion në pranverë të vitit 2017.


Më të lexuarat