×
Secondary Adv

A do te behet realitet autobuzi futuristik i Kines?

Share on Google+

Gjashtë vjet më parë në Kinë u prezantua autobuzi futuristik “3D Fast Bus”, për të cilin të gjithë menduam se ishte një projekt pa kuptim.  

Por, mesa duket ishim gabim! Më në fund pas gjithë këtyre viteve projekti ka arritur në fazën e modelit dhe do të prezantohet në “Panairin Ndërkombëtar të Teknologjisë së Lartë” në Pekin.

Autobuzi është projektuar vetëm për transport publik, mund të ecë me një shpejtësi rreth 60 km/h dhe mban 1400 pasagjerë. Dizenjuesi “Song Youzhou” thotë se ai do të kursejë shumë hapësirë rrugore, duke kushtuar vetëm 15% të kostos së metrosë, si edhe mund të ndërtohet shumë më shpejt.

Duke pasur parasysh se ai ka një kapacitet prej 40 autobusë, atëherë kjo do të reduktojë ndjeshëm ndotjen dhe emetimin e dioksidit të karbonit.


Më të lexuarat