Njihuni me kapsulen sferike qe mund tu shpetoje jeten nga fatkeqesite natyrore
Mund të duket si një top gjigant biliardoje, por kjo kapsulë sferike mund të shpëtojë jetën tuaj.
Kur vendi juaj goditet nga një fatkeqësi natyrore ka shumë pak vende ku mund të gjeni një strehim të sigurt. Por tani kapsula e mbijetesës, një sistem personal i sigurisë në formën e një topi, është projektuar për ti dhënë zgjidhje këtij problemi.
Ajo është projektuar për tu mbrojtur nga cunami, tërmetet, uraganet dhe stuhitë dhe përmban dy dritare të vogla në mënyrë që banorët të shohin se çfarë po ndodh rreth tyre. Themeluesi i Kapsulës së Mbijetesës, Julian Sharpe është shprehur se ajo u jep njerëzve mundësinë që të kenë një sistem sigurie në pronësinë e tyre dhe lehtësisht i aksesueshëm.
Kapsulat variojnë në madhësi të ndryshme duke pasur hapësirë për 2 deri në 10 persona. Edhe pse kompania ende nuk e ka thënë se sa do do të kushtojë, ajo është duke marrë shumë para porosi në websiten e saj.