Dy gjimnaziste krijojne shtepi per te pastrehet, te cilat kushtojne me pak se 1000 dollare
Në Kaliforni dy nxënës të shkollës së mesme kanë ndërtuar disa mikro-shtëpi, të cilat mund të përdoren për të pastrehët.
Më 19 maj Norris Palmer dhe Austin Ortega përfunduan prototipin e pare të saj, të cilën ata e quajtën “Habitable Urban Tent” (HUT). Mikro-shtëpitë janë 2.4 metër në të gjitha drejtimet. Ato janë dizenjuar që të jenë të lira për tu prodhuar, të lehta për tu transportuar dhe për tu montuar pa mjete shtesë.
Palmer dhe Ortega thanë se prototipi i tyre përmban panele metalike dhe një kornizë druri, por njësitë e ardhshme do të kenë edhe lëndë plastike. Çdo njësi e HUT brenda ka një shtrat dhe një tapet (qilim), si edhe me një dritare me rrëshqitje për ajrosje.
Edhe pse HUT nuk ofron komoditetin e një dhome shtëpie, përparësia e saj qëndron në faktin se ajo mund të montohet pothuajse kudo. Gjithashtu këto struktura janë edhe të lira. Aktualisht ndërtimi i një prototipi mund të kushtojë rreth 3000 dollarë , por ekipi ka për qëllim që në modelin e tyre të ardhshëm çmimi të shkojë deri në 1000 dollarë.