Telefoni i pare elastik prej grafeni vjen se shpejti ne treg
Telefoni elastik, i cili u krijua për herë të parë në Britaninë e Madhe së shpejti do të dalë në shitje.
Ai u prodhua nga një kompani kineze e quajtur “Moxi”, e cila përdori si material bazë në ndërtimin e tij grafenin. Telefoni është aq fleksibël sa mund të vishet edhe si një byrzylyk. Ky material revolucionar është shumë i hollë dhe 200 herë më i fortë se çeliku.
Grafeni u zbuluar për herë të parë në vitin 2004 nga dy shkencëtarë në Universitetin e Mançesterit, të cilët më pas u shpërblyen me çmimin Nobel. Përveçse në krijimin e ekraneve fleksibël, ai do përdoret në ndërtimin e avionëve, të paneleve diellorë super efikasë, paisje mjekësore etj.
Kompania thotë se do të shesë në tregun kinez rreth 100.000 prej këtyre paisjeve me një çmim 776 dollarë. Celularët do të kenë një ekran elastik 5.2 inç, do të peshojnë 200 gram dhe janë të dizenjuar për tu mbështjellë si një byrzylyk.