Fabrika kineze zevendeson 60 000 puntore me robote
Thuhet se “Foxconn”, partneri kryesor i Apple dhe Samsung në prodhimin e telefonave ka zëvendësuar 60.000 punëtorë të fabrikës me robota.
Që nga shtatori 2014, 505 fabrika në të gjithë provincën Guangdong, kanë investuar 430 milion dollarë në robotë, me qëllim për të zëvendësuar me mijëra punëtorë.
Fabrika “Faxconn”ka reduktuar forcën puntore nga 110, 000 në 50, 000 në sajë të përdorimit të robotëve. Ky lajm ka përhapur frikë në qytetin kinez të Kunshanit, i cili është edhe një qendër prodhuese për industrinë elektronike. Aty prodhohen 51 milion laptopë dhe 20 milion smartphon-ë në vit.
Xu Yulian, kreu i publicitetit për rajonin Kunshan, tha: “Robotët janë të shtrenjtë në fillim, por më pas ata kanë një kosto më të ulët se sa punëtorët. Për këtë arsye fabrika po punon me sisteme robotike që mund të bëjnë të njëjtën punë si njerëzit.”