Njihuni me dronet e vleresuar si me te miret ne bote
Dronet shpesh herë njihen nga të gjithë si “avionë pa pilot”. Ata kohët e fundit kanë filluar të bëhen pjesë e pazëvendësueshme në hulumtimet dhe kërkimet e ndryshme shkencore, por jo vetëm!
Në ditët e sotme në treg mund të gjeni dronë të markave të ndryshme dhe të një teknologjie mjaft të sofistikuar, të cilët mund ti përdorni edhe për të bërë video apo foto nga një lartësi e cakruar. Në vijim po ju tregojmë 8 dronët, të cilët janë vlerësuar si më të mirët në botë. Ata janë:
1. DJI Phantom 4
DJI Phantom 4 është një nga dronët me kamerën më të avancuar. Ai është në dispozicion për 1,399 dollarë. Ai mund të shkojë deri në 1.8 metër mbi sipërfaqen e tokës dhe të fluturojë deri në 30 minuta pa e karikuar baterinë.
2. Parrot Disco
Parrot Disco është një aparat shumë i lehtë për tu përdorur. Kompania pretendon se ky dron mund të fluturojë deri në 99.7 km dhe mund të përdoret për gati 45 minuta pa e karikuar baterinë. Ai ka një kamera 1080 pixel, por ende nuk ka dalë në treg kështu që çmimi i tij ende nuk dihet.
3. 3D Robotics Solo
3D Robotics Solo ka një kamera 4K dhe vjen në treg me një çmim prej 799 dollarë. Ai mund të përdoret për 25 minuta, pa qënë e nevojshme të karikohet.
4. DJI Phantom 3 Standard
Droni Phantom 3 është shitur me një çmim prej 675,99 dollarë. Ai mund të kontrollohet me telekomandë dhe i lidhur me një smartphone për t'u përdorur siç duhet. Ky dron mund të përdoret për gati 20 minuta pas karikimit dhe ofron opsione të ndryshme për ta kontrolluar si: telefonin, tabletin dhe telekomandën.
5. Axis Aerius Drone
Droni Aksi Aerius është super i lehtë për tu përdorur dhe ka një çmim prej 35 dollarë. Ai mund të kontrollohet vetëm me anë të telekomandës dhe jo me paisje të tjera.
6. Parrot Bebop 2
Parrot Bebop 2 është gjithashtu një kamera e mahnitshme dhe shumë e sofistikuar, e cila mund të përdoret pa e karikuar baterinë deri në 25 minuta. Çmimi i këtij droni është vetëm 550 dollarë.
7. Blade Nano QX RTF
Blade Nano QX RTF është një alternativë shumë më e përballueshme për konsumatorët, pasi ai ka një çmim prej 100 dollarë. Një tjetër version i këtijdroni është në treg me një çmim prej 300 dollarë. Ai mund të përdoret për 8 minuta.
8. UDI U818A
UDI U818A është pak i vështirë për tu përdorur. Ai shitet në treg për 89,99 dollarë dhe mund të kontrollohet vetëm nga telekomanda dhe jo nga paisje të tjera.