A ka jete ne planetin Kepler-62f ? Ja cfare thone shkencetaret...
Një nga pyetjet që ka shqetësuar njerëzimin për shekuj me rradhë është nëse ne jemi vetëm në univers, apo mund të ketë jetë edhe në planete të tjera të largëta.
Tani ne mund të jemi shumë afër gjetjes së një përgjigjeje, pasi astronomët kanë zbuluar një planet të largët të aftë për të mbajtur jetë. Planeti i quajtur Kepler-62f është 1.200 vite dritë larg nga planeti ynë, në drejtimin e konstelacionit Lyra.
Ai është rreth 40 % më i madh se Toka. Në atë madhësi, Kepler-62f është brenda gamës së planetëve që kanë të ngjarë të jenë shkëmborë dhe ndoshta mund të kenë oqeane.
Misioni Kepler i NASA-s e zbuloi sistemin planetar që përfshin Kepler-62f në vitin 2013, dhe ky i fundit është një nga 5 planetët që rrotullohen rreth një ylli, i cili është më i vogël dhe më e freskët se dielli.