Njihuni me Zenbo, roboti qe kushton me pak se nje smartphone
Gjithmonë keni ëndërruar të mbani një robot në shtëpinë tuaj? Tani kjo mund të bëhet realitet!Kompania “Asus” gjatë evenimentit “Computex” në Tajvan prezantoi Zenbo-n, një robot shtëpie që kushton vetëm 599 dollarë.
Roboti mund të programohet për të kontrolluar paisjet e shtëpisë. Ai mund tu tregojë fëmijëve tregime duke i shoqëruar me imazhe, madje mund të kontrollojë edhe dritat për të ndryshuar me historinë. Aplikacionet lejojë përdoruesit ta përdorin atë si një sistem sigurie në shtëpi. Ai është gjithashtu i pajisur me sensorë, të cilët monitorojnë kur një person rrëzohet dhe thërret për ndihmë.
Roboti Zenbo është rreth60 cm i lartë dhe ecën mbi rrota. Ai ka një ekran me “touch” në formë të rumbullakët, ku mund të shfaqë filma apo të realizojë video thirrje (video calls). Ende nuk është bërë e ditur nga kompania se kur Zenbo do të dalë në treg dhe sa do të kushtojë.