Projekti 12 miliard dollare i Rusise per te ndertuar Hyperloop-in
Ne ende nuk kemi parë një Hyperloop të ndërtuar plotësisht në veprim, por kjo nuk do të thotë se disa zyrtarë ndërkombëtarë nuk janë tashmë të frymëzuar nga ky sistem futuristik i transportit.
Sipas raportimeve të mediave lokale, Rusia po mendon për të ndërtuar versionin e vet të Hyperloop-it, i cili do të shërbejë për të lidhur vendet nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim.
Një prej ekspertëve në ndërtimin e hekurudhave, Anatolyi Zaitsev, tha se ndërsa ky projekt në perëndim do të kushtojë rreth 21 miliard dollarë, Rusia mund ta arrijë këtë me gjysmën e buxhetit, rreth 12-13 miliard dollarë. Pjesa e parë e rrjetit do të lidhë Shën Petërburgun me Moskën, për të transportuar mallra 649 km larg nga terminalet e Detit Baltik, në 30 minuta. Mendohet që faza e parë e projektit do të jetë gati në 2020.