×
Secondary Adv

Dobby, droni per selfie ne madhesine e dores

Share on Google+

Kompania kineze “ZeroTech” ka krijuar një dron super të vogël për të bërë selfie. I quajtur “The Dobby”, ai është i madh sa pëllëmba e dorës dhe peshon më pak se 500 gram.

 

Ai ka formën e një pilule, ka katër helika të palosëshme, gjë që ju lejon ta mbani pa asnjë problem edhe në xhepin e pantallonave apo të çantës. Dronin mund ta kontrolloni me anë të një apikacioni në smartphone dhe ai mund të ngrihet lart në mënyra të ndryshme si për shembull: nga dora juaj kur përdorni një komandë zanore apo kur ju e qëlloni lehtë atë.

Për më tepër ju mund ta kontrolloni edhe duke përdorur gjeste të ndryshme. Dobby është i përshtatshëm për të fluturuar si në ambjente të brendshme ashtu edhe të jashtme.

Ai mund të rrijë pezull në një vend dhe të bëjë video nga kamera e tij 13 megapiksel me rezolucion 1080p. Fotot dhe videot mund ti shpërndani në rrjetet sociale nëpërmjet aplikacionit në smartphone. Jetëgjatësia e baterisë së tij është vetëm 9 minuta kështu që bateri shtesë është domosdoshmëri. Ju mund ta blini atë për 290 dollarë.

 


Më të lexuarat