×
Secondary Adv

Res Albania 09 sjell trendet me te fundit te dyshemeve me rezine

Share on Google+

Dyshemetë prej rezine janë një trend i fundit inovativ i përdorur më së shumti në hotele, zyra dhe qendra tregtare por nuk përjashtohet ideja për ti bërë ato pjesë të ambjenteve shtepiake.

 

Kompania “Res Albania 09”  ju mundëson realizimin e çfardolloj dyshemeje që dëshironi, pasi ajo është lider si në fushën e dyshemeve të stampuara me beton ashtu dhe të atyre të shtruara me rezin. Dysheme artistike në rezinë, autonivelant rezinoz, dysheme të stampuara dhe shumë alternativa të tjera janë zgjedhje që vijnë për ju nga kompania e njohur “RES Albania 09”.

Eksperienca e akumuluar gjatë këtyre viteve si në Shqipëri dhe jashtë saj, bashkëpunimi me personalitete në fushen e ndërtimit dhe arkitekturës, ju garantojnë për të mos pasur surpriza të këqija që lidhen shpesh me faktin e mosnjohjes së materialeve dhe teknologjisë në këtë fushë.

Për këto arsye Res Albania 09 i kushton një rëndësi të veçantë formatimit jo vetëm të specialistëve të saj, por organizon dhe aktivitete që kanë të bëjnë me formatimin e aplikuesve me të cilët ajo bashkëpunon.

Dysheme Artistike

Dyshemetë e realizuara nga Res Albania 09 janë unike dhe të papërsëritshme, sepse realizohen mbi bazën e kërkesave tuaja. Ato janë  solide dhe adaptohen më së miri me çfardolloj klime, janë të thjeshta për tu pastruar dhe mirëmbajtur, si edhe të shpejta për tu realizuar. Realizimi i dyshemeve bëhet nga personeli ynë i specializuar dhe me një eksperiencë shumëvjeçare në këtë fushë.

Dysheme Industriale

Një rëndësi të veçante Res Albania 09 i kushton realizimit të dyshemeve industriale të objekteve të industrive të ndryshme. Me gamën e gjerë të produkteve ne arrijmë të realizojmë dysheme për industrinë kimike, ushqimore, metal-mekanike,farmaceutike, spitale, shkolla, supermarkete, hotele, qendra banimi etj.

Hidro-Izolimet

Gama e kësaj familje produktesh është shumë e gjerë dhe përfshin kryesisht aditivet për trajtimin e betoneve hidroteknikë, ëaterstop normalë dhe ekspansivë, membrana 2 komponentëshe me bazë çementoje elastike, rezina 1 dhe 2 komponentëshe me bazë poliuretani, izolues me bazë kristalesh të prestigjozes Xypex.

Autonivelant rezinoz

Realizimi i dyshemesë së Qendrës të Koalidimit të Makinave në Tiraneë me autonivelant rezinoz. Kjo dysheme ështe realizuar me një rezinë speciale, e cila  do të duronte agresivitetin e vajrave të makinave dhe kimikateve të ndryshme që përdoren në këtë dysheme.

Dyshemetë e stampuara

Shumëllojshmëria e stampave, kuarcet italiane që Res Albania 09 përdor, ngjyruesit, distakantet e firmave më prestigjoze bëjnë që dyshemetë e stampuara nga ne të jenë të një cilesie superiore përkundrejt të tjerëve.

Per me teper informacion rreth Res Albania 09 klikoni ketu


Më të lexuarat