×
Secondary Adv

Kina nderton pallatin 57 katesh per 19 dite

Share on Google+

Një kompani kineze e arkitekturës kohët e fundit ka ndërtuar një strukturë 57-katëshe me 800 apartamente, për 19 ditë.

 

Ajo quhet “Mini Sky City.”  Njeriu, që qëndron pas këtij projekti është Zhang Yue, një sipërmarrës kinez me një dell Elon Musk-ian për fillimin e revolucioneve.

Sipas raportimeve të BBC, ai dëshiron të bëjë revolucion fushën e ndërtimit. Këtë ju mund ta shihni qartë nga  “Mini Sky City”, për ndërtimin e së cilës është përdorur një teknikë, që lejon të ngrihen 3 kate brenda ditës.

“Broad Group” ka për qëllim të ndërtojë strukturën më të lartë në botë, më të madhe edhe se Burj Khalifa e Dubait. Ajo do të quhet “Sky City” dhe do të ketë 220 kate. Sipas kompanisë ajo do të ketë gjithçka që nga fermat e mbyllura e deri tek pistat e helikopterëve.


Më të lexuarat