Paisja qe than, palos dhe hekuros rrobat tuaja ne 1 min
Një kompani në San Francisko ka krijuar një paisje, të cilën do ta dëshironte çdo grua që merret me punët e shtëpisë.
Paisja e quajtur “FoldiMate” mund të thajë, të hekurosë dhe të palosë me profesionalizëm rrobat tuaja për vetëm një minutë. Ajo është e gjatë 81 cm, e gjerë 71 cm dhe peshon vetëm 29 kg, kështu që mund të zhvendoset dhe të përshtatet lehtësisht në dhoma të ndryshme.
Përdoruesit thjesht duhet të vendosin rrobat në rraftin që ndodhet në pjesën e jashtme të saj. Pasataj duke përdorur butonat që janë në dispozicion tregoni se çfarë lloj janë veshjet për shembull: këmishë, pantallona, bluzë etj. Paisja do të kuptojë madhësinë dhe trashësinë e pëlhurës si edhe nëse ajo është me mëngë të gjata apo të shkurtra për tu përshtatur këtyre karakteristikave.
Rrafti mund të mbajë rreth 15 deri në 20 copë njëkohësisht. FoldiMate do të vijë në treg në vitin 2017 për 850 dollarë.