Krijihot lekura qe u jep roboteve ndjesine e prekjes
Takao Someya, një profesor i inxhinierisë elektronike në Universitetin e Tokios, ka krijuar lëkurën bionike që në vitin 2003.
Ajo u quajt nga “Time Magazine”, si një nga shpikjet më të mira të vitit 2005. Në atë kohë lëkura elektronike mund të dallonte tensionin (presionin) dhe ndryshimet e temperaturës, aftësi të cilat mund të përdoren për tu dhënë robotëve ndjenjën e prekjes.
Kjo shpikje e Someya pothuajse e një dekade është tani lëkura e parë në botë super e hollë bionike. Ajo gjithashtu është edhe fleksibël, që do të thotë se mund ta përthyeni pa e thyer atë. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi ajo mund të mbështillet rreth një siperfaqeje si një lëkurë normale. Someya dhe ekipi i tij kanë shtuar edhe funksionalitete të tjera si ndjeshmëria ultra-sonike, që e lejon atë të dallojë ndryshimet delikate në tension (presion). Lëkura elektronike mund të përdoret gjithashtu edhe për të bërë doreza të afta për zbulimin e tumoreve.
“Është shumë herët për të menduar për zëvendësimin e mamografisë, pasi ne duhet të grumbullojmë shumë dije mjekësore se si mund të dallohet ekzistenca e tumorit apo kancerit të gjirit,” ka thënë Someya. “Gjithsesi, sensorët e rinj mund të ofrojnë një mënyrë të lehtë dhe pa dhimbje për të monitoruar tumoret pa u ekspozuar ndaj rrezatimit.” Por lëkura elektrike ka potencial edhe në shumë fusha të tjera. Ajo mund të përdoret për të kapur sinjale nga truri dhe ti transmetojë ato në një protezë, e cila më pas lëviz. Lëkura bionike mund të monitorojë edhe nivelin e oksigjenit, e cila mund të përdoret në kirurgji.
Lëkura elektronike do të jetë në sferën publike vetëm për pak vjet, por shpikja e Someyas mund të ndryshojë shumë fusha që nga mjekësia deri te sporti. “Aplikimi i lëkurës elektronike nuk duhet të kufizohet vetëm te robotët,” tha Someya. “Ne kemi filluar ta aplikojnë atë për përdorim klinik dhe monitorimin e shëndetit ... dhe kërkesa të tjera të ngjashme në kujdesin shëndetësor, mirëqenien, dhe sportet.”