Kompania britanike krijon kepucet qe perdorin Google Map
Përdorimi i aplikacioneve si “Google Map” apo “Apple Maps” e ka bërë udhëtimin në qytete të panjohura më të lehtë se kurrë.
Megjithatë kontrolli i telefonit çdo dy minuta për të parë nëse jeni ende duke shkuar në drejtimin e duhur është pak i bezdisshëm. Por tani kompania ajrore britanike EasyJet ka gjetur një zgjidhje për këtë problem. Në eventin “Barcelona Street Project” në Spanjë ajo prezantoi një palë “këpucë inteligjente” të quajtura Sneakairs.
Ato janë ngjyrë portokalli dhe janë të pajisura me një çip Arduino, i cili vibron këpucën e majtë ose të djathtë, kjo në varësi të drejtimit që ju duhet të ecni. Kur të mbërrini në destinacion, të dy këpucët do të dridhen për tju njoftuar. Vibrimet mund të tregojnë edhe në cilën anë të duhet të kthehesh duke të dhënë sinjal tek këmba përkatëse. Gjithashtu do të jetë edhe opsioni “kthesë e gabuar” apo “rillogaritja e rrugës” duke i mundësuar turistëve të kthehen aty ku u nisën.
Pajisja përdor një klon në miniaturë Arduino me një modul dridhje (të ngjashme me dridhjet e një telefoni), Bluetooth dhe një bateri të vogël. Kjo do të thotë se ju nuk keni më nevojë të përdorni smartphonin tuaj për të kontrolluar vazhdimisht vendndodhjen, por mund të përdorni atë thjesht për foto ose video.