×
Secondary Adv

Airbus krijon avionin e pare ne bote te printuar 3D

Share on Google+

Teknologjia e printimit në 3D po zhvillohet me rritme të shpejta dhe shumë kompani kanë krijuar objekte nga më të ndryshmet, por deri tani asnjë nuk ka qënë në gjendje të krijojë një aeroplan në 3D.

 

Së fundmi kjo është realizuar nga kompania ajrore “Airbus”.  I quajtur “Thor”, ai është mini-avioni i parë në botë i printuar 3D. Ai është plotësisht në 3D, me përjashtim të elemetëve elektrikë, të cilët janë krijuar nga një substancë e quajtur poliamide.

Si Airbus, dhe rivali i tij, Boeing janë duke përdorur printimin 3D për të bërë disa nga pjesët e  aeroplanëve të tyre, të tilla si A350 dhe B787 Dreamliner. Thor peshon vetëm 21 kilogram dhe është më pak se 4 metër i gjatë. Duke folur në Panairin Ndërkombëtar të Hapësirës Detlev Konigorski, i cili ishte i ngarkuar me zhvillimin e Thor, tha: “Kjo është një provë e asaj që ne mund të bëjmë duke përdorur  teknologjinë me printim 3D.”

Pjesët metalike të prodhuara në këtë mënyrë mund të jenë 30-50 për qind më të lehta se në të kaluarën, dhe ka pothuajse zero mbetje të prodhimit.


Më të lexuarat