×
Secondary Adv

10 njerezit me ndikimin me te madh ne bote ne shekullin e 21

Share on Google+

Edhe pse ne jemi relativisht në fillim të shekullit të 21-të, këta njerëz kanë sjellë ndryshime të mëdha për epokën tonë në fushën e ekonomisë, politikës, teknologjisë dhe kulturës. 

 

Më poshtë po ju listojmë disa prej tyre.

 

1. Osama Bin Laden

Kush do ta mendonte se dikush që vinte nga një familje e njohur, më vonë do të kthehej në një nga terroristët më të kërkuar në botë? Osama Bin Laden riformësoi mënyrën sesi ne jetojmë sot, në shekullin e 21. Ai na bëri ne të mendojmë për sigurinë kombëtare.

Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, asnjë prej nesh nuk jetoi më njësoj. Gjithmonë ka masa më të larta sigurie dhe jo vetëm në SHBA, por edhe në vendet e tjera. Osama Bin Laden është një nga njerëzit më me ndikim për shkak të karizmës (dhunti shpirtërore) së tij me radikalët islamikë. Ai ishte në gjendje për t'i bindur ata të nisnin sulme ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë.

 

2. Craig Newmark

Craig Newmark është personi i cili krijoi kompaninë e reklamave “Craigslist”. Pas përfundimit të kolegjit ai punoi për IBM dhe deri në vitin 1980 ishte një programues. Në vitin 1993 ai u zhvendos në San Francisko, ku edhe themeloi “Craigslist”.

Ajo që e bëri këtë një ide të mrekullueshme ishte koncepti i saj si “një bashkësi në internet.” Aty, njerëzit mund të shkëmbejnë informacion në lidhje me veten e tyre. Gjatë viteve, Craigslist evoloi si një treg ku njerëzit mund të postonin gjëra, që ata donin ti shisnin. Në 2010 pasuria e tij neto arriti në 400 milion dollarë.

 

3. Noam Chomsky

Një historian, gjuhëtar, kritik social dhe aktivist politik, Noam Chomsky është në listën e 10 njerëzve më me ndikim të shekullit të 21-të për shkak të dijes së tij në politikën botërore dhe ekonomi. Autor i më shumë se 100 librave, ai ishte një ish-profesor në MIT. Ideologjikisht, ai mund të kategorizohet si anarko-sindikalist dhe një socialist. Ai është kritik i politikave të jashtme amerikane në hapjen e tregut dhe mundësive për të dominuar ekonominë e një vendi të vogël.

 

4. Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg është bashkëthemeluesi i Facebook. Ai njihet gjithashtu edhe si një sipërmarrës dhe filantrop. Sot, Facebook ka miliarda përdorues në të gjithë botën dhe ai nuk përdoret vetëm  si një mjet komunikimi, por edhe për biznes.

 

5. Tony Blair

Tony Blair ka qënë kryeministri i Britanisë  nga  viti 1997 deri në 2007. Ai ishte i vetmi person që ka fituar tre mandate të njëpasnjëshëm. Tony Blair njihet për reagimin e tij ndaj kërcënimeve të terrorizmit. Ai  u ka bërë thirrje trupave britanike për të luftuar pesë herë gjatë qeverisjes së tij. Tony Blair ishte i njohur për lidhjet e tij me George W. Bush pas vitit 2001. Ai ishte një lojtar kyç në pushtimin e Irakut në vitin 2003. Ai besonte se bota u bë më e drejtë dhe më e sigurt pas pushtimit të Irakut. Ajo që e çoi atë në humbjen e pushtetit ishte metoda e tij ushtarake në udhëheqje. Me rritjen e  numrit të viktimave britanike Tony Blair u detyrua të japë dorëheqjen, pasi edhe popullariteti i tij ra si pasojë e këtyre ngjarjeve.

 

6. Steve Jobs

Të gjithë e njohin Steve Jobs. Ai është një ikonë e shekullit të 21. Ai ishte një inovator i njohur dhe një superstar i kulturës pop. Ai është fytyra e teknologjisë së ditëve moderne. Ajo që e beri atë pjesë të njerëzve më me ndikim të shekullit 21 ishte përfshirja e tij me Apple duke revolucionarizuar jetën tonë dhe mënyrën se si jetojmë.

 

7. Sergey Brin dhe Larry Page (Google)

Sergey Brin së bashku me Larry Page themeluan Google. Google është motori më i madh i kërkimit sot në botë. Pasuria e Brin arrin në 39 miliard dollarë, kurse e Page në 36.7 Miliard dollarë.

 

8. Bill Gates

Ai njihet si një nga njerëzit më të pasur të botës. Bill Gates është bashkëthemeluesi i Microsoft, e cila u bë një nga kompanitë më të mëdha të kompjuterave në botë. Pasuria e tij arrin në 76.4 miliard dollarë. Ai është i njohur si filantrop dhe dhuron shuma të mëdha parash për projekte  të ndryshme shkencore. Gates dhe gruaja e tij kanë ndërtuar së bashku një fondacion bamirësie.

 

9. Vladimir Putin

Ai renditet si një nga njerëzit më me influencë në botë për shkak të kontrollit të tij në Rusi. Ai ka qënë kryeministër i Rusisë në 1999 dhe tani është president që nga viti 2012. Në fillim të viteve 2000 Rusia filloi të rritë ekonominë e saj, e cila ishte shumë e varur nga gazi. Që atëherë ajo u bë ekonomia e 7 më e madhe në botë. Gjithashtu, për shkak të rezervave të tyre të naftës, Vladimir Putin ishte në gjendje të paguante borxhin e Bashkimit Sovjetik deri në vitin 2005.

 

10. Barack Obama

Barack Obama është një nga njerëzit më me influencë në botë dhe është presidenti i parë me ngjyrë në SHBA. Ndryshe nga presidentët e tjerë, suksesi elektoral i Barack Obamës ishte simbolik, jo vetëm për komunitetin afrikano-amerikan, por edhe për minoritetet brenda SHBA-së. Ai ishte edhe presidenti i parë amerikan i lindur jashtë kontinentit të SHBA. Në 2009 Barack Obama fitoi çmimin Nobel për paqen.


Më të lexuarat