×
Secondary Adv

SHBA, helikopteri i pare autonom fluturoi per 48 km

Share on Google+

Shumë njerëz kanë  dëgjuar për makinat autonome të prodhura nga kompani të fuqishme si: Google, Honda apo Tesla. Tani kjo teknologji mund të shkojë përtej makinave me testimin e një helikopetri me vetë-drejtim.

 

Helikopteri i përdorur ishte model Sikorsky S-76. Fluturimi ishte i planifikuar, monitoruar dhe u ekzekutua nga një operator duke përdorur vetëm një tabletë. Helikopteri u ngrit në Stratford dhe u ul në Plainville duke përshkruarme një distancë prej rreth 48 kilometrash. Për këtë u përdor sistemi MATRIX i Sikorsky.

Ndryshe nga helikopterë të tjerë të dizajnuar për të qënë papilot, teknologjia ALIAS punon në bashkëpunim me ekuipazhin (stafin) e tij për të zvogëluar ngarkesën e punës së pilotit dhe për të përmirësuar aftësitë e misionit, duke rritur sigurinë dhe besueshmërinë e avionit.

Ky fluturim shënoi përfundimin e fazës së parë prej 8 milion dollarë të dhena nga programi ALIAS i DRAPA-s, e cila synon të krijojë dhe të vendosë automatizim më të madh në avionët aktualë ushtarakë dhe komercialë, për të reduktuar ose për të hequr plotësisht stafin. Tani që faza 1 u plotësua do të shpenzohen 9.8 milion dollarë të tjerë për fazën e dytë.


Më të lexuarat