×
Secondary Adv

Cikago, plan per ndertimin e nje kulle te re

Share on Google+

“Spire” është kulla që u propozua për tu ndërtuar disa vite më parë në Çikago, por që për shkak të vështirësive financiare kjo nuk u realizua.

 

Gjithçka që mbeti nga ky rrokaqiell gjigand është vetëm një vrimë 23 metër e thellë, e cila do të shërbente si themel i ndërtesës. Sigurisht që ajo duket mjaft shëmtuar, por firma arkitektonike Gensler ka dizenjuar një kullë të re, e cila një ditë mund ta rregullojë këtë problem.

E quajtur “Gateway”, ajo do të jetë 609 metër e lartë. Ndërtesa e re do të ketë shtëpi luksoze, hotele, dyqane, restorante dhe do të ofrojë një pamjë të mrekullueshme të qytetit.

Ky është ende një propozim, i cili shpreson të sigurojë mbështetjen e nevojshme për tu zhvilluar më tej.


Më të lexuarat