×
Secondary Adv

Fituesit e konkursit te arkitektures eVolo Skyscraper 2016

Share on Google+

Revista e arkitekturës dhe dizajnit “eVolo” ka shpallur fituesit për  konkursin e këtij viti. Juria përzgjodhi 3 fitues nga 489 projekte të pranuara.

Ky konkurs zhvillohet që prej vitit 2006. Ai pranon ide vizionare për ndërtimin e projekteve, të cilët nëpërmjet përdorimit të teknologjisë më të fundit,  materialeve dhe programeve të reja, sfidojnë mënyrën se si ne e kuptojmë arkitekturën vertikale dhe mardhënien e saj me mjedisin.

 

3 fituesit e ketij konkursi për vitin 2016 janë:

 

1. Projekti “New York Horizon”

Vendin e parë iu dha  Yitan Sun dhe Jianshi Ëu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës  për projektin e quajtur “New York Horizon.” Ky dizajn propozon ndërtimin e një muri 304 metër të gjatë, i cili do të jetë plotësisht prej qelqi, që reflekton nga të gjitha anët.

 

2. Projekti “The Hive”

Ai është projektuar nga Hadeel Ayed Mohammad, Yifeng Zhao, dhe Chengda Zhu nga Shtetet e Bashkuara. Ky projekt imagjinon një terminal kontrolli vertikal për dronët fluturues të avancuar, të cilët do të ofrojnë shërbime personale dhe komerciale për banorët e New York-ut.

 

3. Projekti “Data Tower”

Marrësit e vendin e tretë janë Valeria Mercuri dhe Marco Merletti nga Italia për projektin “DataTower.” Propozimi parashikon ndërtimin e një kulle të qëndrueshme në Islandë, e projektuar për serverat e internetit.


Më të lexuarat