Bashke-themeluesi i Google investon 100 milion dollare per prodhimin e makines fluturuese
Bashkë-themeluesi i Google, Larry Page duket se në mënyrë të fshehtë ka investuar 100 milion dollarë në dy kompani , për zhvillimin e makinave fluturuese.
Ato janë Zee.Aero dhe Kitty Hawk. Zee.Aero u krijua në vitin 2010, duke punuar për një avion të vogël, plotësisht elektrik, i cili mund të ulej dhe të ulej vertikalisht mbi tokë, pra në thelb një makinë fluturuese.
Ndërkohë që ka pasur shumë spekulime se kompania është e lidhur me Google, Zee.Aeroi ka mohuar ashpër këto pretendime. Tani ajo ka afërsisht 150 puntorë. Kurse kompania e dytë, Kitty Hawk u hap në 2015 dhe selia e saj është shumë pranë Google.
Kompani të tjera, të till si Aeromobil gjithashtu janë përpjekur në ndërtimin e një makine fluturuese, të cilat sipas Bloomberg mund të bëhen reale shumë më shpejt nga sa ne e imagjinojmë.