
Kompania Billi AL ofron kondicioneret e duhur per shtepine tuaj
Kondicionerët që ofron Billi AL karakterizohen nga komforti silencioz, paraqitja harmonike e performancës, cilësi e ajrit, konsum minimal i energjisë, performancë e lartë, kursim energjie dhe kosto efektive në zgjidhjen e ajrit të kondicionuar.
Klimatizim
Kondicionerë për ajrim rezidencial – Kondicionerët për ajrim rezidencial janë bërë pjesë e pajisjeve të domosdoshme për shtëpitë tona prej një kohe të gjatë. Një domosdoshmëri në të gjitha stinët, ata jo vetëm freskojnë ose ngrohin ambjentin ku ndodhemi, por gjithashtu bëjnë edhe qarkullim të ajrit duke ofruar një mjedis komod. Billi Al ju ofron kondicionerë rezidencialë ose shtëpiakë nga prodhuesit TOSHIBA dhe Carrier të njohur për cilësi dhe qëndrueshmëri.
Kondicionerë për ajrim komercial – Në objektet tregëtare, restorante, hotele dhe objekte të ngjashme llogaritet se hapësirat për ftohje harxhojnë 15% të energjisë elektrike, të dytët pas ndriçimit. Kondicionerët komercialë janë të projektuar për të reduktuar humbjen e energjisë dhe kursyer në faturat e shërbimeve. Këta kondicionerë harxhojnë 10%-50% më pak energji elektrike në krahasim me pajisjet murale për hapësirat e mëdha komerciale.
Kaseta – Këto njësi janë të lehta për t’u instaluar dhe për t’u ruajtur si dhe ofrojnë performancë të lartë e rehati totale. Modestë dhe fleksibël, zgjidhje ideale për aplikimet e vogla tregtare, ku hapësira është e kufizuar. Konstruksioni kompakt i tyre përshtatet me çdo dizajn të brendshëm dhome, ku pamja është aq e rëndësishme sa funksionaliteti. Përshtaten dhe janë standarde me tavanet varës 600 × 600 mm.
Kondicionerë Kanalorë – Të përshtatshëm për një varg të gjerë kërkesash, njësia kanalore është plotësisht modeste dhe siguron shpërndarjen uniforme të ajrit. Ata janë idealë për hotelet dhe bankat, për shkak të punës së pazhurmshme.
Kondicionerë Varës – Këto njësi janë ideale për zyra, klasa dhe restorante. Ato sigurojnë efikasitet të lartë dhe nivel shumë të ulët të zhurmës.
Kondicionerë Tokësorë – Këto njësi mund të ftohin për një kohë shumë të shpejtë edhe hapësirat më të mëdha pa një konsum të lartë të energjisë, janë zgjidhje të përkryera dhe të përshtatshme për kërkesat e qendrave tregtare, fabrikave, puntorive etj.
Kondicionerë Industrialë – Klimatizimi qëndror me efikasitet të lartë mund t’ju kushtojë më shumë në fillim, por më vonë rezulton me faturat e energjisë elektrike më të ulëta si dhe shpesh ka karakteristika të tjera të kursimit të energjisë. Klimatizimi qëndror me efikasitet të lartë ka kuptim për ata që duan të bëjnë një investim afatgjatë, ata të cilët jetojnë në një zonë me normat e energjisë elektrike të larta, të sezoneve me nevojë për ajër të kondicionuar, ose janë të gatshëm të paguajnë më shumë në kohën e blerjes për të zvogëluar përdorimin e energjisë elektrike për arsye morale / mjedisore.
Per me teper informacion rreth Billi AL klikoni ketu
Më të lexuarat








