Australi, fermeret po perdorin robotet per te zevendesuar njerezit ne bujqesi
Fermerët në Australi janë duke përdorur robotët si një alternativë të re për fuqinë puntore, duke krijuar një të ardhme ndryshe për bujqësinë.
Ata janë duke u përdorur për të inspektuar të korrat, për të gjetur barërat e këqija, dhe tashmë janë bërë gjithashtu edhe barinj. Një shembull i shkëlqyer për këtë është një nga vendet më të izoluara për bagëtitë në Australinë veriore e quajtur “Suplejack Downs”. Ajo shtrihet në 4000 km2, duke marrë më shumë se 13 orë për të arritur me makinënga qyteti më i afërt.
Aktualisht robotët janë në një proces dyvjeçar në Uells për tu trajnuar në monitorimin e shëndetit të bagëtive dhe të sigurohen që ka kullota mjaftueshëm për ta. Robotët janë të pajisur me sensorë të shumtë për të identifikuar kushtet e mjedisit, bagëtive dhe ushqimeve duke përdorur sensorë termikë dhe vizioni, për të zbuluar ndryshimet termike në temperaturën e trupit.
Gjatë këtij procesi robotët do të jenë të akorduar mirë për tu përshtatur me klimën apo për të përballuar “rreziqe” si: kodra, pemë, baltë, moçale etj. Ata do jenë në gjendje të monitorojnë 24/7 dhe të jenë më efikasë se njeiu.