Secondary Adv

Ky sistem ju lejon te freskoni shtepine gjate veres pa shpenzuar fare....

Share on Google+

Disa pjesë të botës, veçanërisht Bangladeshi, përjetojnë temperatura shumë të larta gjatë stinës së verës dhe mundësitë për të përdorur një kondicioner janë shumë të pakta.

 

Prandaj për të luftuar të nxehtin një sipërmarrje e re sociale ka krijuar një sistem ftohjeje të quajtur “Eco-Cooler”. Ai është shumë i lehtë për tu ndërtuar dhe mjafton vetëm një copë kartoni dhe shishe plastike.

Për ta bërë këtë sistem ftohjeje në shtëpi merrni një copë kartoni dhe rregulloni madhësinë e tij duke e përshtatur me dritaren tuaj. Më pas krijoni disa vrima në modelin e një rrjete dhe në madhësi të mjaftueshme për të vendosur një grykë shisheje. Më pas gjeni sa më shumë shishe të përdorura që ju mundeni, sa më i madh të jetë dallimi në madhësi mes trupit dhe buzëve të saj aq më mirë është për sistemin “Eco-Cooler”.

Kjo është një zgjidhje shumë e mirë për rreth 70 për qind të  popullsisë që jeton në baraka prej kallaji, ku energjia elektrike mungon dhe temperaturat mund të arrijnë në  45 gradë Celsius në verë. Sistemi e ul temperaturën brenda një kohe të shkurtër të paktën 9 gradë duke sjellë ndryshim në barakat e vogla thonë vëzhguesit. Tani “Eco-Cooler” është duke u përdorur nga 25. 000  shtëpi në Indi.


Më të lexuarat