×
Secondary Adv

Gjermania me trena autonome ne 2023

Share on Google+

Shumë shpejt Gjermania do të ketë si mjete të transportit publik edhe trenat pa shofer.Të paktën, kjo është ajo që tha drejtori ekzekutiv i kompanisë gjermane të hekurudhave “Deutsche Bahn”,  Rudiger Grube për gazetat gjermane.

Sipas tij deri në vitin 2021, 2022, ose 2023, kompania do të ketë gati teknologjinë dhe infrastrukturën për trenat autonomë. “Drejtimi automatik mund të jetë i vështirë në një rrjet hekurudhor kompleks që kërkon shpejtësi të lartë, që mban pasagjerë dhe mallra, por është e mundur”, theksoi Grube.Treni i parë autonom do të testohet në fund të këtij viti, në një zonë pranë kufirit  Çeko-gjerman.


Më të lexuarat