Cilet jane telefonat me te shitur te te gjiitha koherave?
Dihet se sot tregu i telefonave celularë dominohet nga iPhone dhe Samasung Galaxy, por a janë ata më të shiturit e të gjitha kohërave?Përgjigjen për këtë jua jep britanikja “The Telegraph”, e cila ka publikuar listën e 10 telefonave më të shitur. Ata janë:
1. Motorola RAZR V3
Doli në shitje në vitin 2004 dhe ka shitur më shumë se 130 milion aparate.
2. Nokia 1600
Nokia 1600 doli në vitin 2006, dhe ka shitur më shumë se 130 milion njësi. Ai është krijuar posaçërisht për përdoruesit në vendet në zhvillim, duke përfshirë Indinë dhe Kinën.
3. Nokia 2600
Një tjetër telefon Nokia shumë i thjeshtë, 2600 nuk kishte aparat fotografik apo Bluetooth. Ai doli në treg në vitin 2004 dhe ka shitur më shumë se 135 milionë njësi.
4. Samsung E1100
Samsung E1100 doli në 2009 dhe në ate kohë shiti më shumë se 150 milion njësi.
5. Nokia 6600
Nokia 6600 në formë veze doli në 2003 dhe ishte mjaft popullor. Nga ky telefon u shitën 150 milion njësi, pavarësisht çmimit të tij 567 dollarë (£ 400).
6. Nokia Symbian 5230
Ky telefon ka shitur më shumë se 150 milionë njësi, pavarësisht mungesës së tij në mbështetjen e Wi-Fi. Ai doli në shitje në vitin 2009.
7. Nokia 1200
Nokia 1200 u vlerësua për jetëgjatësinë e baterisë, më shumë se 390 orë. Ajo ka shitur më shumë se 150 milionë njësi që nga futja në treg në vitin 2007.
8. Nokia 3210
Ky telefon ka dalë në treg në vitin 1999 dhe ka shitur më shumë se 150 milion njësi. Ai kujtohet si telefoni i parë celular për shumë njerëz.
9. Nokia 1110
Nokia 1110 doli në shitje në vitin 2005 dhe ka shitur 250 milion njësi.
10. Nokia 1100
Ky telefon doli në treg në vitin 2003 dhe është një nga telefonat më të shitur në botë, mbi 250 milion njësi.