Dje, Observatori i Europës Jugore në një njoftim për mediat ka deklaruar se ka nënshkruar kontratën me dy komapni, të cilat që do merret me ndërtimin e teleskopit optik më të madh në botë.
Ky partneritet me kompanitë italiane “Astaldi” dhe “Cimolai”, do të mbulojë dizenjimin, prodhimin, ndërtimin, transportim, montimin, verifikimin e kupolës dhe të strukturës së teleskopit.
Tim de Zeeuw, Drejtori i Përgjithshëm i ESO-s tha: “E-ELT do të sjellë zbulime që ne sot nuk mund ti imagjinojmë. Kjo do të frymëzojë njerëzit nga e gjithë bota për të menduar për shkencën, teknologjinë dhe vendin tonë në Univers.
E-ELT do të përmbajë një kupolë me diametër 85 metër, e cila konsiston në një masë totale afërsisht 5000 ton. Kurse struktura e tubave dhe montimi i teleskopit do të kenë një masë totale prej më shumë se 3000 ton. Këto janë strukturat më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë për një teleskop optik infrared.