
Keto jane atraksionet turistike dhe arritjet me te medha te Kines
Kina ka një histori të lashtë dhe të lavdishme, që nga periudha feudale (200 vjet para Krishtit) deri në epokën moderne. Qytetërimi kinez është njëkohësisht edhe vatra e shumë shpikjeve të mrekullueshme dhe të dobishme.Në këtë listë janë paraqitur disa nga atraksionet turisrtike dhe arritjet më të mira kineze, të cilat do ju ndihmojnë të mësoni më shumë për historinë dhe kulturën kineze.
1. Muri i Madh kinez
Muri i Madh Kinez ësjtë një nga strukturat më të gjata të ndërtuara ndonjëherë nga njerëzit. Ajo është një nga shtatë mrekullitë e botës, 8,851km dhe është ndërtuar për të mbrojtur kufijtë e Kinës nga sulmet veriore.
2. Badminton
Kinezët nuk kanë qënë asnjehrë mirë në futboll apo në aktivitete të tjera në natuyrë, megjithatë, ata janë të mahnitshëm në sporte të tilla si: badminton dhe pingpong. Në këto disiplina kanë fituar shumë medalje të arta në Lojërat Olimpike.
3. Kaligrafia kineze
Gjuha kineze nuk është vetëm një nga më të vështirat për tu folur, por edhe për tu shkruar. Kaligrafia kineze ka qënë mjaft popullore që nga kohët e lashta. Ata e bëjnë atë në shkollë si një praktikë meditimi ose si një formë arti. Disa vepra arti kaligrafike janë shitur për miliona dollarë, si piktura dhe skulptura!
4. Tradita çajit
Tradita e çajit është shumë më e fortë në Kinë se në Angli. Ata ishin të parët që e vlerësuan dhe zhvilluan një praktikë të veçantë të tij. Në Kinë çaji trajtohet si vera në perëndim.
5. Ndërtimi i banesave dhe qendrave tregëtar
Kina është e njohur për ndërtimin e shpejtë. Ata mund të ndërtojnë një hotel të tërë me 30 kate, për vetëm 15 ditë! Aty gjithashtu ndodhen edhe disa nga ndërtesat më të larta në botë si për shembull: Kulla e Shangait 632 metër dhe Qendra Financave CTF 530 metër e gjatë.
6. Radio teleskopi
Kina është duke ndërtuar teleskopin më të madh në botë. Ndërtimi filloi në vitin 2011 dhe pritet të përfundojë në shtator të këtij viti.
7. Artet marciale
Kinezët, si dhe japonezët janë të famshëm dhe kanë qenë gjithmonë më të mirët në artet marciale. Ata kanë zhvilluar stile të tilla si kung fu, guns fu dhe wushu.
8. Kafshë dhe specie unike
Në Kinë ndodhen shumë kafshë dhe gjallesa të tjera, të cilat janë me të vërtetë të rralla të tilla si: Panda e kuqe, disa lloje aligatorësh kinezë, majmunë etj.
9. Produkte të lira
Kina është e njohur për fuqinë e lirë puntore dhe për produktet e lira. Etiketa “Made in China” është bërë mjaft e zakonshme dhe e përhapur në të gjithë botën.
10. Shpikjet kineze
Ka mjaft gjëra në shekullin e 21, të cilat fillimisht ushpikën në Kinë për shembull: letra, baruti dhe printeri. Pasi u përdorën vetëm në Kinë për disa kohë ato u përhapën edhe në vene të tjera të Europës dhe të botës.
Më të lexuarat








