3 menyra se si makinat autonome do e permiresojne jeten tone
Kompani të ndryshme kanë investuar shumë në prodhimin e makinave autonome. Ndoshta në një të ardhme më të afërt se sa ne e kemi imagjinuar ato mund të jenë mjetet e ardhshme të transportit. Por çfarë pasojash do të ketë kjo në shoqëri dhe ekonomi? Ekspertët tregojnë disa nga avantazhet e këtij transporti.
1. Rrugët do të jenë më të sigurta
Në SHBA, më shumë se 30.000 njerëz vdesin për shkak të aksidenteve rrugore. Por makinat autonome mund ta reduktojnë numrin e aksidenteve në mënyrë drastike duke ndihmuar për të shpëtuar mijëra njerëz.
Në fakt, në qoftë se rreth 90% e makinave në rrugët e Amerikës do të ishin të pavarura, numri i aksidenteve do të binte nga 6 milion në vit në 1.3 milion. Vdekjet do të binin nga 33.000 në 11,300, sipas një studimi nga Qendra Eno e Transportit.
2. Trafiku dhe efiçenca e karburantit do të përmirësohen ndjeshëm
Për shkak se makinat do të jenë të automatizuara, do të ketë më pak mundësi të ndodhin aksidente të shkaktuara nga gabime njerëzore, duke ulur bllokimet e trafikut. Gjithashtu pritet që për shkak të rritjes së përdorimit të taksive pa shofer, të ulet numri i makinave në rrugë dhe trafiku i përgjithshëm të zbutet.
3. Do të keni më shumë kohë të lirë
Kur ju jeni duke udhëtuar për diku me makinë autonome, në kohën që kaloni në automjet mund të bëni gjëra të ndryshme si: lexoni, të shikoni një filmë etj. Dhe për shkak se bllokimet e trafikut pritet të ulen, ka të ngjarë që ju të arrini në destinacionin tuaj më shpejt, duke ju ndihmuar kështu të kurseni kohë.