Kjo eshte nje nga ndertesat me ekologjike qe prodhon energji me shume se sa konsumon
Së fundmi ka përfunduar ndërtimi i Univeristetit për studime mjedisore në Tel Aviv ose si është quajtur nga shumë ekspertë “Ndërtesa më ekologjike e Izraelit.” Ndërtimi i tij filloi në dhjetor të vitit 2011 dhe përfundoi vetëm muajin e kaluar.
Universitetin e Tel Avivit studentët e shkencave mjedisore mund të punojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për problemet globale të mjedisit. Ai u projektua nga një ekip dizenjuesish izraelitë përfshirë Geotectura, Axelrod-Grobman dhe Chen Architects.
Kjo strukturë mbresëlënëse prodhon më shumë energji se sa konsumon. Ajo maksimizon përdorimin e energjisë së rinovueshme, pa gjenerimin e mbetjeve. Ajo ka një çati të gjelbër dhe një pishinë ekologjike. “EcoWall-i” 9.8 metër ndihmon në mbrojtjen e ndërtesës nga ndotja, zhurmat dhe rrezet e tepërta të diellit.
Kjo veçori ka funksione të shumta si prodhimin e energjisë termo-diellore, e cila ngroh ujin dhe aktivizon sistemin e kondicionimit të ajërit të ndërtesës i pavarur nga rrjeti energjetik i Izraelit. EcoWall gjithashtu ka ndërtuar tarraca dhe laboratorë, duke promovuar një atmosferë bashkëpunimi mes studentëve, profesorëve dhe vizitorëve.