Secondary Adv

Njihuni me tankun qe e nderton nje ure per me pak se 2 min

Share on Google+

M60 Armored është një tank i modifikuar i ushtrisë amerikane. Ai është i pajisur me një urë të palosshme 19 metër të gjatë.

 

U prezantua në vitin 1987, si një mjet lufte dhe si mjet inxhinierik, i cili mund të “ndërtonte” një urë për më pak se 2 minuta. Tanku mund ta vendosë atë mbi ujë, llogore apo pengesa të tjera duke lejuar kalimin e automjeteve të tjera. Ura e palosshme peshon rreth 13 000 kg dhe është e ndërtuar pothuajse tërësisht nga alumini.

Ky tank i dizenjuar në këtë mënyrë unike e shtrin urën vertikalisht dhe e ul atë në anën tjetër të kanalit. Kur ajo është në vend, tanku shkëputet, ecën mbi të dhe kur kalon në anën tjertër e mbledh atë përsëri.

Edhe pse M60 AVLB është aktualisht në shërbim, ai dalëngadalë po zëvendësohet me M104 Ëolverine, një tank i ngjashëm i cili ka një urë që mund të arrijë edhe 5 metra më tej.  M60 AVLB ofron një zgjidhje praktike për problemet gjatë ngjarjeve të tilla si: tërmete apo përmbytje duke bërë të mundur evakuimin e shpejtë të njerëzve.


Më të lexuarat