×
Secondary Adv

Dubai thyen perseri rekord duke ndertuar kullen e re me te larte ne bote

Share on Google+

Emaar Properties, e njëjta kompani që ka projektuar Burj Khalifën, ka bërë të ditura planet për të ndërtuar në Dubai një kullë të re që do e kalojë lartësinë rekord-mbajtëse 828 metër.

 

Kulla pa emër, e cila do të bëhet epiqendra e projektit të rizhvillimit “Dubai Creek”, do të jetë 100 metër më e lartë se Burj Khalifa ka thënë gjatë një koference për shtyp kryetari i Emaar Properties Mohamed Alabbar.

E dizenjuar nga arkitekti  spanjollo-zviceran Santiago Calatrava Valls kulla e re Dubait do të përmbajë si majë një strukturë të hollë aerodinamike dhe do të ofrojë kopësht, kuvertë vëzhgimi të dekoruar me pemë dhe hapësira të tjera të gjelbra.

Ndërtesa do të ketë ballkone qelqi që rrotullohen jashtë mureve të kullës, një hotel luksoz, restorante, 18 deri në 20 kate me dyqane dhe objekteve të tjera turistike, tha kompania.

Ndërtimi i saj do të fillojë në fund të muajit qershor dhe pritet të përfundojë në 2020 para panairit botëror që të zhvillohet në tetor të po këtij viti në Dubai. Ndërtimi i kullës do të kushtojë 1 miliard dollarë.


Më të lexuarat