Kompjuteri me i vjeter ne bote i perdorur per te bere parashikime
Kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar misterin e një kompjuteri të lashtë, i cili daton që në vitin 60 para erës sonë.
Llogaritësi astronomik është përdorur në Greqinë e lashtë për të bërë parashikime për të ardhmen. I quajtur Mekanizmi Antikythera supozohet se është kompjuteri i parë analog në botë, i projektuar 2000 vjet më parë.
Ai u zbulua në një anije të mbytur jashtë ishullit grek. Hulumtuesit kanë bashkuar me përpikëri pjesët e kësaj pajisje duke përdorur teknologjinë me rreze X të imazhit. Përdorimi i teknologjisë së fundit ka zbuluar punimet e brendshme të instrumentit. Më parë shkencëtarët mendonin se kjo makinë astronomike ishte përdorur nga grekët në lashtësi për të mbajtur një skedë të lëvizjes së planetëve dhe yjeve për qëllime lundrimi. Megjithatë, ekipi i studimit e ka deshifruar kuptimin e mbishkrimeve të thyera në sipërfaqen e pajisjes duke zbuluar domethënien e mekanizmit.
Mekanizmi Antikythera është mjaft i nderlikuar. Ai ka më shumë se 30 ingranazhe të bëra nga bronxi. Ky mekanizëm me kurdisje është projektuar nga shkencëtarët grekë gjatë viteve 150 dhe 100 para Krishtit. Tani ai është duke u mbajtur në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Athinë për qëllime kërkimore.