×
Secondary Adv

Roboti Pepper fillon pune si recepionist ne dy spitale ne Belgjike

Share on Google+

Roboti Pepper tashmë do të punojë si recepsionist në dy spitale në Belgjikë.

 

Dy spitalet që kanë marrë këtë vendim  janë: “Chr Citadelle” në Liège dhe “AZ Damiaan” në Ostend. Ai aty do të ndihmojë vizitorët si dhe stafin.

Software për këtë robot është zhvilluar nga një kompani belge e quajtur “Zora Bots.” Pepper mund të orientojë ose të shoqërojë pacientët te mjeku përkatës, kur ata kanë orarin e takimit të tyre. Ekrani i madh që ndodhet në pjesën e gjoksit të robotit e bën më të lehtë komunikimin dhe ndërveprimin e përdoruesit.

Të dy spitalet tashmë kanë punësuar robotin 58 cm të gjatë në repartin e pediatrisë, të të moshuarve dhe rehabilitimit. Ai ka kryer seanca stërvitjeje për të ndërvepruar me fëmijët, për të pirë e për të ngrënë me ta dhe për tu angazhuar në aktivitetet e të moshuarve. Pepper i rimodeluar do të kushtojë rreth 34,000 dollarë. Ndërsa Pepper origjinal është në dispozicion nga Softbank për më pak se 1,700 dollarë


Më të lexuarat