×
Secondary Adv

Makina autonome Olli, do te transportoje pasagjere kete vere ne Washington

Share on Google+

Olli është një makinë autonome, elektrike e prodhuar nga “Local Motors.” Sipas një deklarate për shtyp nga kompania, ky automjet përdor superkompjuterin Waston të IBM-së, kështu që pasagjerët mund ti bëjnë asaj kërkesa si: të shkojë në qendër të qytetit ose të ndryshojë temperaturën.

Olli është mjeti i parë autonom që përdor Waston IBM. Ajo është e përshtatshme për 12 persona dhe përdor Lidar, GPS dhe kamera të jashtme për tu drejtuar. Ajo mund të arrijë shpejtësi maksimale 19 km/h dhe të përshkojë 51 km.

Makina do fillojë të përdoret në rrugët e Washington-it duke filluar nga dita e enjte, kurse në fund të vitit 2016 do të bëjë udhëtime edhe në rrugët e Miamit dhe të Las Vegasit.


Më të lexuarat