Kompania gjermane prodhon pjatat ekologjike, te bera plotesisht nga gjethet
Kompania gjermane “Leaf Republika” ka prodhuar disa enë kuzhine të bëra plotësisht nga gjethet.
Këto lloj enësh janë ndërtuar nga gjethe të mëdha të qepura së bashku me fibrat e gjetheve të palmës dhe të presuara në forma të ndryshme. Enët e “Leaf Republika” nuk janë vetëm ekologjike, por ato janë edhe të papërshkueshme nga uji. Ato gjithashtu mund të dekompozohen brenda një muaji, në krahasim me enët plastike, të cilat për këtë mund të marrin më shumë se dy vite.
Këto pjata gjethesh janë bërë nga zero lëndë plastike, aditivë, vajëra, ngjitëse apo kimikate. Çdo enë ekologjike është e bërë nga 3 shtresa: një shtresë e përbërë nga fletë të papërshkueshme nga uji e vendosur midis dy shtresave të gjetheve të qepura dhe të presuara.
“Ato nuk janë vetëm për një piknik në natuyrë”, shkruan Leaf Republic. “Bëhet fjalë për paketimin e ushqimit, për parandalimin e mbeturinave plastike. Kjo ka të bëjë me parandalimin e prerjes së pemëve për prodhimin e letrës. Bëhet fjalë për brezat e ardhshëm.”