×
Secondary Adv

Amelia, roboti i pare qe punesohet ne nje institucion shteteror

Share on Google+

Në këshillin Enfield në veri të Londrës do të punësohet një robot në vend të një njeriu.

 

Roboti i quajtur Amelia është e aftë të analizojë gjuhën, të kuptojë kontekstin, të nxjerrë përfundime, të mësojë nga eksperienca, si edhe të shfaqë emocione.

 

Amelia është në gjendje të lexojë dhe të përmbledhë të njëjtin informacion trajnimi si kolegët e saj njerëzorë, por në një kohë më të shkurtër. Ajo gjithashtu mëson në punë duke vërejtur ndërveprimet mes kolegëve të saj njerëzore dhe klientëve, në këtë mënyrë ndërton hartën e saj të procesit të asaj që po ndodh.

Më pas ajo i ruan dhe i zbaton këto njohuri për të zgjidhur vetë situata të tilla të ngjashme. Kjo aftësi për të vëzhguar, kuptuar dhe për të zbatuar automatikisht këto njohuri të kombinuara me shpejtësinë me të cilëm ajo mëson, e lejojnë të bëhet shumë shpejt një ekspertë në çdo fushë ku punon. Amelia do të ndihmojë banorët për të gjetur informacion si dhe për të lehtësuar disa nga proceset e brendshme të këshillit.


Më të lexuarat