×
Secondary Adv

Njihuni me driten inteligjente qe ju lejon te perdorni mbi 10 000 kanale muzikore

Share on Google+

Badio është një dritë inteligjente e kohëve të fundit, e cila lidhet me smartphon-in tuaj duke ju lejuar të hyni në mbi 10.000 kanale muzikore.

 

Dhe jo vetëm kaq, por atë mund ta përdorni edhe për të rregulluar në mënyrë automatike dritat.

Që në fillim Badio ishte projektuar si një dritë e integruar plotësisht me aplikacionin e saj. Përmes këtij aplikacioni ju mund të luani muzikën tuaj të preferuar ose të ndryshoni ngjyrën e dritës në mënyrë që ajo të reflektojë gjendjen shpirtërore. 

Në bashkëpunim me VTuner Internet Radio, kjo dritë inteligjente ju jep qasje në mbi  10.000 stacione radiofonike. Nësë nuk dëshironi të degjoni radio atëherë mund të dëgjoni muzikën që dëshironi nëpërmjet Bluetooth. Atë mund ta blini për 135 dollarë.


Më të lexuarat